Maqedonia është cilësuar si një nga vendet me sistem më të korruptuar, në fushën e shëndetësisë. Ky fakt u publikua në raportin e fundit të “Transparent International”, sipas të cilit 35 % të qytetarëve kanë pohuar se korrupsioni është një nga tre problemet më të mëdha, me të cilin ballafaqohet shteti.
57 % e të anketuarve thanë se kanë dhënë ryshfet. Sipas raportit, 28 % e atyre që kanë marrë një shërbim duke dhënë ryshfet e kanë denoncuar rastin, ndërsa pjesa tjetër ka hezituar, për shkak se i druhen pasojave.
Në këtë rasport janë përfshirë 42 shtete nga Evropa dhe Azia Qendrore. Të anketuarit e kanë cilësuar korrupsionin një problem në nivel shqetësues dhe se qeveritë e tyre nuk punojnë mjaftueshëm për shmangien e tij, sidomos në sektorin publik. Autoritetet në Ukrainë, Moldavi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Spanjë janë vlerësuar si vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit, nga ana e qytetarëve të tyre./Mensur Krasniqi-tesheshi.com