Presidenti Tramp ka miratuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Florida, dhe urdhëroi ndihmën federale në këtë vend të goditur nga “Irma”. Këtë e kërkoi më parë nga Trump, Guvernatori i Floridës, Rik Scott.
Deklarimi i gjendjes së një fatkeqësie natyrore nënkupton se qytetarët dhe biznesmenët mund të aplikojnë për strehim të përkohshëm dhe riparime në shtëpi, kredi të ulëta të interesit për të mbuluar humbjet për shkak të aseteve të pasiguruara, dhe programe të tjera.
Qeveria federale gjithashtu do të kompensojë rrethet për masat e jashtëzakonshme mbrojtëse, duke përfshirë evakuimin dhe strehimin e njerëzve të prekur, si dhe mjetet për heqjen e rrënojave, raporton Reuters. Shtëpia e Bardhë nuk e ka shpallur ende deklaratën.
Tramp njoftoi se do të vizitojë Floridën sa më shpejt të jetë e mundur. /tesheshi.com/