Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tragjizmi i Luftës së Parë Botërore lexuar si satirë: ja çfarë e bën unike kryeveprën “Ushtari i mirë Shvejk”

by te Sheshi
11/11/2018
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Tragjizmi i Luftës së Parë Botërore lexuar si satirë: ja çfarë e bën unike kryeveprën “Ushtari i mirë Shvejk”

Bota kujtoi këtë të dielë fundin e Luftës së Parë Botërore, nga më të përgjakshmet në histori, duke lënë miliona viktima në zemër të Europës, aty ku dhe nisi e bitisi.

Ceremonitë u përqëndruan në Francë, një ndër fushëbetejat më të mëdha, sidomos në kufirin me Gjermaninë dhe Belgjikën.

Pas saj, për pak vite, do vinte e Dyta, akoma më e marrëzishme dhe akoma më e llahtarshme se e para, gjithashtu me miliona viktima.

Në Europë, për për gati 30 vite, brenda harkut të luftrave, u jetua me ndjenjën se bota po merr fund. Por në pak dekada, ripërtëritja e Kontinentit të përzhitur qe bafasuese. Mbas gjysmë shekulli, ai nuk njihej në raport me kasaphanën që ishte lënë pas.

Por këtu është rasti për të kujtuar dhe efektin në art që patën dy luftrat, duke u ndalur në fushën e letrave. Nga Lufta e Dytë, buruan kryeveprat e Remarkut, ku veçon “Harku i Triumfit” apo “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, një pasqyrim i epokës edhe nëpërmjet romancave të dashurisë. Ndërsa te e Para u shënua rasti unik kur lufta pasqyrohet nëpërmjet një sarkazme të thellë dhe humori brilant. Është fjala për kryeveprën “Ushtari i mirë Shvejk” të Jarosllav Hashekut. Aty lufta nuk shfaqet në planin dramatik, aq më pak në atë historiografik, por në planin e një satire therrëse, me personazh qëndror Shvejkun e të tjerë që e rrethojnë.

“Ushtari i mirë Shvejk”, përbën rastin unikal në historinë e letërsisë botërore, ku një epokë e përgjakshme përcillet me një narrativë humori, skalitur mjeshtërisht nga pena e një shkrimtari që veç kësaj kryevepre nuk do linte asgjë tjetër.

Dhe mjafton fillimi i librit, për të ndjerë aromën e një monumenti letrar të satirës, që duhet ritheksuar, me një lëndë të marrë nga një realitet tragjik, siç qe Lufta e Parë Botërore.

Libri nis pikërisht me lajmin e vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinand në Sarajevë, që ishte dhe shkaku, por jo arsyeja, e nisjes së asaj lufte.

“Kështu e vranë Ferdinandin tonë”, – i tha Shvejkut shërbyesja e tij.

Disa vjet më parë, pasi komisioni mjekësor e kishte nxjerrë idiot, Shvejku kishte lënë shërbimin ushtarak dhe tani jetonte me shitjen e qenve bastardë, të cilëve ua falsifikonte prejardhjen.

“Cili Ferdinand, zonja Myler?” – pyeti Shvejku, duke fërkuar gjunjët. “Unë njoh dy Ferdinandë: atë, që është çirak te farmacisti Prusha (ky njëherë piu gabimisht një shishe me vaj flokësh). Njoh dhe Ferdinand Kokoshkën, që merret me grumbullimin e këlyshve të qenve. Për asnjërin s’më vjen keq fare”.

“Jo zotëri, kanë vrarë Arkidukën Ferdinand, atë nga Konopishti, atë trashaluqin dhe fetarin”.

“O Shën Mëri” – klithi Shvejku. “Bre, ç’thua moj?! Po ku e vranë zotin arkidukë?”

“E palosën në Sarajevë me revolver, kur po udhëtonte me automobile bashkë me arkidukeshën”.

“Po a vuajti shumë?”

“Jo, zoti Arkidukë mbarroi në çast. Ju e dini se me revolverin s’bëhet shaka”.

“Nganjëherë ndodh zonja Myler, që revolveri s’ndez edhe sikur të pelcasësh nga marrazi. Ka shumë lloj revolverësh. Por sigurisht që për zotin arkidukë kanë blerë ndonjë nga më të mirët”. Dhe libri vazhdon, duke sjellë personazhe, situata e batuta nga më fantastiket.

Prej tyre, përftohet dhe mesazhi i dhimbshëm se tragjeditë njerëzore, burojnë në thelb nga marrëzia njerëzore, e cila në një këndvështrim ka dhe nuancat e qesharakes. Për të qenë më të kuptueshëm, si me ekstremizmin grek me petk nacionalist në Bularat. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Komunistët francezë: Trump, Putin, Erdogan dhe Netanjahu nuk janë të mirëpritur

Komunistët francezë: Trump, Putin, Erdogan dhe Netanjahu nuk janë të mirëpritur

Putin dëshiron dialog me SHBA për një marrëveshje bërthamore

Putin dëshiron dialog me SHBA për një marrëveshje bërthamore

Varshava në “flakë”: mallkime nacionaliste mbi SHBA-të dhe BE-në

Varshava në “flakë”: mallkime nacionaliste mbi SHBA-të dhe BE-në

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni