Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në Xibër të Klosit në Mat. Gati gjysma e një familjeje u shua si pasojë e një konflikti ku fillimisht u përfshin dy vëllezër, e kjo për një gardh në pronën e tyre, ku tragjikisht u shkaktuan tre viktima.
Fillimisht, në sherr janë përfshirë vëllezërit Kujtim e Sali Dakuçi, ku ky i fundit, 55-vjeç ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Kujtimin, 52-vjeç, e lënë në vend të vdekur.
Aty ka rastisur i 19-vjeçari Flogert Dakuçi , djali i viktimës Kujtim Dakuçi, i cili sapo ka parë xhaxhanë dhe babain në konflikt e sipër ka ndërhyrë për t’i ndarë, por plumbat e kanë kapur edhe atë. Fatkeqësisht edhe Flogert Dakuçi ka gjetur vdekjen nga plumbat e pistoletës që përdori xhaxhai i tij 55-vjeçar, Sali Dakuçi.
I gjendur përpara dy viktimave, vëllait dhe nipit, Sali Dakuci ka vrarë edhe veten. /tesheshi.com/