Popullariteti dhe prestigji i sotëm i “Formula 1” lidhet me televizionin që e ka sjellë afër publikut në mbarë botën. Por nga ana tjetër, nga ekranet e tyre janë dëshmuar shumë tragjedi në pistë, siç ajo e vdekjes së Ayrton Sennës në Imola në vitin 1994.
Ndërsa para tij, skena të tronditëse janë regjistruar më së shumti në vitet ’70, atëherë kur standartet e sigurisë ishin tejet të mangëta.
Veçohet në ato vite aksidenti në Çmimin e Madh të Holandës, në Zandvoort, më 29 korrik 1973, pra 45 vjet më pare. Ishte piloti i ri britanik Roger Williamson me STR March.
Dy javë më parë ai do të debutante në F1 në Silverstone dhe dha dorëheqjen në Grand Prix të Britanisë së Madhe. Por gara e dytë e Williamson u përfundua shpejt: Në raundin e 8 të garës në Zanvoort, ai përjetoi ferrin mbi tokë…dhe vdes. /tesheshi.com/