Të paktën 40 njerëz vdiqën në një aksident fatal pas shembjes së një dige të një miniere në jugperëndim të Brazilit.
Brigada e zjarrit e Minas Gerais tha se 40 trupa u gjetën dhe po kërkojnë 200-300 të humbur. Operacionet e shpëtimit janë në proces, por autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Diga u shemb ndërsa minatorët ishin në drekë dhe ekipet e shpëtimit ende nuk mund të arrijnë te viktimat. Arsyeja për rrëzimin e digës është ende e panjohur.
Kompania minerare Vale SA tha se banorët janë evakuar nga disa vende dhe se operacionet e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.
Presidenti Jair Bolsonaro ka njoftuar largimin e tre ministrave prej kësaj fatkeqësie. /tesheshi.com/