Ka ndërruar jetë sot Besnik Zejnuni, 55-vjeçari që u plagos rëndë dy ditë më parë, pasi lokali i tij në Velipojë u përfshi nga flakët, si pasojë e shpërthimit të një depozite gazi.
Prej dy ditësh Zejnuni ndodhej në gjendje kritike për jetën, pasi ishte djegur në rreth 70% të trupit. 55-vjeçari u transportua në repartin e djegieve në QSUT, por pas dy ditësh i është dorëzuar vdekjes.
Së bashku me të në gjendje kritike për jetën u transportua edhe Hektor Zejnuni, djali i tij i cili vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas Prokurorisë , deri tani ka dy pista ku po përqendrohen hetimet: për “shkatërrim prone nga pamundësia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”. /tesheshi.com/