Është shënuar tragjedia e parë rrugore në Rrugën e Arbrit, me bilanc te deritanishëm tre viktima dhe katër të plagosur.
Janë dy vëllezër, Kujtim dhe Murat Istrefi, si dhe pas tyre Lulzime Istrefi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, “Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.
Dy automjetet kanë qenë një Benz dhe një BMW, të cilat janë përplasur kokë më kokë, ndodhur kjo në një segment të ri e pa ndriçim. /tesheshi.com/