Të afërm të 7-vjeçares fatkeqe Jonada Avdia, e cila ndërroi jetë nga helikat e një gomoneje në plazhin e Potamit në Himarë, dyshojnë se autori Arjan Tase mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në atë moment.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Ilirjana Kurçana, familjare e 7-vjeçares, njëherësh pedagoge e njohur.
Ajo tha për Euroneës se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze, duke shtuar se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë. /tesheshi.com/