Ndërsa drama e Halepit bëhet akoma më tragjike me ofensivën e fundit të forcave të regjimit sirian, atë e përcjellin pamjet filmike të një nëne që i kërkon të birit të plagosur rëndë të thotë shehadetin, Fjalën e Dëshmisë.
Këto pamje filmike janë më të fundit nga terreni i luftimeve në Halep, ku prej muajsh luftohet rrugë më rrugë, e ku nuk kanë të ndalur bombardimet nga ajri të ushtrisë siriane e të aleatëve të saj.
Forcat e regjimit të Beshar Esadit kanë përparuar ditët e fundit, duke marrë lagje të tëra në pjesët e qytetit të kontrolluara nga kryengritësit.
Situata humanitare po ashtu është e rëndë, teksa në qytet mungojnë nga ushqimet e deri te ilaçet.
Drama e një qyteti në luftë përcillet kështu nga lutja e një nëne për të birin përpara se ai të mbyllë sytë përgjithmonë: të thotë shehadetin! /tesheshi.com/
Video reveals Aleppo tragedy as mother tells wounded son to take shahadah just before deathhttps://t.co/SXwtUbC4bS pic.twitter.com/PuwDDFNE94
— DAILY SABAH (@DailySabah) December 1, 2016