Policia e Kosovës shpalli arrestimin më në fund të dy prej tre autorëve të dyshuar të atentatit ndaj një autobusi me nxënës në Gllogjan të Deçanit, ngjarje që tronditi Kosovën pa ditë më parë.
Kjo pasi si pasojë e plumbave u shuan tre shpirtëra, shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeçe.
Autorët janë vëllezërit Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, si dhe babai i tyre.
Në një konferencë për media mbrëmjen e kësaj të shtune, kryeprokori Agim Kurtmehaj tha se “pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”.
Për motivet thuhet se është vetëvrasja një vit më parë e 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, për të cilën thuhet se është shkaktar shoferi Gani Gjokaj. /tesheshi.com/