Në kryeqytetin e Meksikës, një tragjedi ka ndodhur kur një balonë ka marrë flakë mbi zonën arkeologjike të Teotihuacanit dhe dy persona kanë humbur jetën.
Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, 1 prill. Personat e vdekur ishin një grua 39-vjeçare dhe një burrë 50-vjeçar.
Nuk është bërë e ditur saktësisht se si ka ndodhur aksidenti, por policia në këtë pjesë të qytetit të Meksikos tha se pasi balona mori flakë, njerëzit u hodhën prej saj.
Fatkeqësisht, ata nuk arritën të mbijetojnë. Hetimi i mëtejshëm duhet të përcaktojë se si ky balon mori flakë në radhë të parë.
https://twitter.com/i/status/1642228555026186243
Teotihuacan është një vend i famshëm turistik. Mysafirëve u ofrohen udhëtime me balonë për një çmim mesatar prej 150 dollarë, në mënyrë që të shohin Piramidat e Diellit dhe të Hënës, atraksionet e kësaj pjese të Meksikës. /tesheshi.com/