Në provincën Badakhshan të Afganistanit të veriut, të paktën 30 minatorë kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje të tokës afër minierave të arit, tha një zyrtar i policisë.
Provinca Badakhshan ndodhet në krahinën e Kohistanit, raporton Reuters, dhe rrëshqitjet e dheut janë shumë të zakonshme në rajonet malore të Afganistanit verior.
“Disa njerëz humbën dhe u plagosën pasi lumi doli nga shtrati dhe shkaktoi rrëshqitjen e tokës”, tha zëdhënësi i zyrës së guvernatorit.
“Kemi frikë se numri i të vdekurve mund të rritet në mënyrë drastike”, shtoi ai. /tesheshi.com/