Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë zhdukur. Është ky bilanci paraprak i një ngjarje të rëndë që ndodhi në një lokal muzike në Oakland të Kalifornisë, pasi u përfshi nga një zjarr i fuqishëm.
Mediat lokale raportojnë se numri i viktimave pritet të rritet pasi ky ambjent dykatësh ku luhej muzikë elektronike frekuentohej vazhdimisht nga shumë persona. Po ashtu, mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur në katin e dytë.
“Ne ende nuk kemi kontrolluar të gjithë godinën dhe nuk e dime ende numrin e saktë të viktima”, shpjegoi shefja e departamentit të zjarrfikësve, Tereza Deloach-Reed.
Autoritetet po shikojnë aktualisht edhe mundësinë se një pjesë e të pranishmëve kanë ikur në momentin që ka rënë zjarri, ose rasti më i keq mund të kenë mbetur viktima, pasi janë asfiksuar nga tymi.
Ngjarja ka ndodhur para pak orësh dhe ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan tragjedinë. tesheshi.com/