Kakavija ka prodhuar një tragjedi njerëzore, pasi një fëmijë 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një autoambulancë, e cila po transportonte një grua me problem shëndetësore drejt Spitalit të Gjirokastrës.
Fëmija ishte bashkë me familjen në radhë për të kaluar në tokën greke, ku një moment i ka dalë para mjetit që po ecte me shpejtësi.
Ka qenë kjo një ngjarje e rëndë e cila e ka bërë më të përzishme atë çfarë po përjetojnë qindra shqiptarë në një gjatësi disa kilometërshe, në pritje për të kaluar në Greqi. /tesheshi.com/