Gjashtë persona u vranë kur një aeroplan i vogël goditi një ndërtesë dykatëshe bosh në periferi të qytetit italian të Milanos, njoftuan mediat italiane.
Agjencia e lajmeve La Presse citoi zjarrfikësit në vendin e rrëzimit se piloti dhe të pesë pasagjerët u vranë dhe kombësia e tyre nuk dihet ende, raportoi AP.
Shërbimi zjarrfikës deklaroi se askush tjetër nuk u vra në rrëzimin e avionit pranë stacionit të metrosë San Donato Milanese, një qytet i vogël pranë Milanos.
Shërbimi shtoi se disa makina në parkingun aty pranë u dogjën, por duket se askush nuk ishte në automjete në atë moment, shton AP.
Sky TG24 deklaron se avioni po fluturonte nga Aeroporti Linate në ishullin e Sardenjës. /tesheshi.com/