Një histori tragjike vjen nga India me 11 persona të cilët humbën jetën dje në qytetin e Jaipur.
Ata po bënin selfie nën shi në majë të kullës së shekullit të 12-të Kalaja Amer, një atraksion turistik i njohur.
Përveç 11 të vdekurve, informacioni thotë se më shumë njerëz janë plagosur. Gjithsej 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës në kohën e rrufesë.
Policia tha se shumica e viktimave ishin më të rinj.
Si bilanc, rreth 2,000 njerëz vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë në Indi. Këto të dhëna janë llogaritur që nga viti 2004.
Kryeministri i Shtetit Ashok Gehlot njoftoi rreth 6,700 dollarë amerikanë si kompensim për familjet e të vdekurve. /tesheshi.com/