Të paktën 70 njerëz janë vrarë në një zjarr të madh që ka shkatërruar disa ndërtesa banimi, të përdorurs dhe si magazina kimike, në pjesën e lashtë të Daka-s, kryeqyteti i Bangladeshit, thanë zyrtarë të zjarrfikësve.
Zyrtarë të tjerë thanë se presin një rritje të numrit të viktimave, pasi shërbimet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar.
Bangladeshi është kritikuar prej kohësh për gjendjen e saj të dobët të sigurisë, pasi shumë ndërtesa përdoren për qëllime banimi dhe komerciale.
Një zjarr i ngjashëm në vitin 2010 po në Daka, vrau më shumë se 120 vetë. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1098472135071281152