Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bulqizë, pasi vëlla e motër, teksa luanin, u ka plasur në dorë një granatë.
Për pasojë vogëlushi 11-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa motra e tij vetëm 9-vjeçe është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të kësaj tragjedie në fshatin Koçaj të Fushë-Bulqizës. /tesheshi.com/