Marina Yatsko, vrapon pas bashkëshortit të saj duke mbajtur djalin e tyre 18 muajsh Kirill.
Foshnja u plagos rëndë gjatë granatimeve të Mariupol, Ukrainë.
Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka, kap skena në spital ku bluzat e bardha të atyshme përpiqen t’i shpëtojnë jetën foshnjës. Por jo.
Qyteti kyç i Mariupolit ka qenë prej ditësh nën rrethimin e forcave ruse.
Të shtunën, zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për bombardimin e qytetit dhe korridoreve të tij civile, pavarësisht se Rusia pranoi të pushojë zjarrin për shkak të evakuimit të civilëve.
Evakuimi është i pamundur për shkak të granatimeve të vazhdueshme, tha më herët nënkryetari i këtij qyteti, duke shtuar se është vendosur që të ndërpritet evakuimi sepse nuk është i sigurt në rrugë.
Sergei Orlov thotë se granatimet e Mariupol janë të vazhdueshme, madje edhe përgjatë rrugës së evakuimit të rënë dakord. /tesheshi.com/