Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Traditë” shqiptare: Istogu me dy burime të mëdha uji, në fshatra banorëve u thahet buza

by te Sheshi
09/10/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“Traditë” shqiptare: Istogu me dy burime të mëdha uji, në fshatra banorëve u thahet buza
11
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Istogut ka dy burime të mëdha të ujit të pijshëm. Njëri burim ndodhet pothuajse në qytet dhe nga ai burojnë mesatarisht 2500 litra ujë për sekondë, ndërsa kapaciteti i tij në periudha të caktuara arrin deri në 5000 litra në sekondë. Ku burim gjendet në një vend shumë piktoresk.

Ndërsa burimi tjetër i ujit është në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut. Nga ky burim dalin mesatarisht 1000 litra ujë për sekondë.  Kjo komunë ka edhe pesë lumenj të vegjël. Ndërkaq shumë fshatra të Komunës së Istogu janë afër bjeshkës dhe shfrytëzojnë ujin që del nga disa burime tjera të vogla.

Burimi i Vrellës

Çuditërisht edhe pse kjo komunë i ka dy burime të ujit, një pjesë e madhe e fshatrave nuk kanë ujë të pijshëm, ndërkaq katër fshatra (Syrigana, Cërkolezi, Kërrnina dhe Pemishta) nuk kanë fare rrjet të ujësjellësit. Siç duket investimi në rrjetin e ujësjellësit nuk ka qenë prioritet i qeverisjes komunale, e cila udhëhiqet nga  Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që nga paslufta.

Bile në këtë komunë nuk ka pasur asnjëherë balotazh, rrjedhimisht udhëheqësit e komunës e kanë një lloj komoditeti pasi që marrin së paku 60 për qind të votave. Në fushata elektorale mjafton të thonë se kjo “parti është e presidentit historik Ibrahim Rugova”, (i cili ka lindur në fshatin Cërcë të Istogut) dhe votat janë të sigurta.

Por të kthehemi tek uji. Zyrtarët komunalë asnjëherë nuk kanë dhënë një përgjigje të detajuar pse mungon uji në shumë fshatra të Komunës së Istogut. Ndërkaq banorët thonë se para luftës, ato fshatra kanë pasur furnizim me ujë vazhdimisht.

Edhe pse rrjeti i ujësjellësit është i vendosur në shumë fshatra si në fshatin Veriq, Kovragë, Bellopojë etj, këto fshatra në të shumtën e kohës nuk kanë fare ujë të pijshëm. Ndërkaq, në analizat që janë bërë kohë pas kohe, uji në bunarët e tyre ka rezultuar jo i pijshëm, ndërsa ata do të duhet të udhëtojnë deri në 10-15 kilometra për të marrë ujë në Istog.

Mungesën e ujit e vuajnë edhe nxënësit e shkollës fillore “Ndre Mjeda” në fshatin Veriq. Aty nuk ka ujë fare dhe rrjedhimisht nxënësit duhet të marrin ujin me vete dhe në anën tjetër, kushtet higjienike janë të këqija.

Tesheshi.com ka provuar të flasë me disa nga banorët e këtyre fshatrave, por ata frikësoheshin të prononcohen, pasi që sipas tyre nëse kritikohet komuna, e ke të pamundur të punësohesh apo të përfitosh ndonjë grant për bujqësi.

“Kërkush nuk guxon me fol asgjë për komunën, këtu nuk ka parti që e rivalizon LDK-në dhe ata që kritikojnë apo identifikohen në ndonjë parti tjetër, nuk kanë shanse të punësohen shembull në arsim dhe shëndetësi. Ujë nuk kemi pothuajse asnjëherë. Sidomos gjatë verës nuk vjen asnjë pikë ujë. Tash që ka filluar fushata kanë qenë disa punëtorë të ujësjellësit dhe kanë thënë se do të rregullohet kjo çështje. Faktikisht këto pretime që 15 vjet po i dëgjojmë. Istogu ka ujë ta furnizojë edhe ndonjë komunë tjetër, po s’di çka po ndodh. Njerëzit prapë po ua japin votën dhe ia pafshim hajrin”, thotë një qytetar.

Tesheshi.com ka dërguar pyetje tek zyra për informim e Komunës së Istogut, por edhe pas pritjes për një javë nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërkaq, në debatet që janë realizuar në kuadër të fushatës elektorale kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova nuk dha sërish një përgjigje se përse në këto fshatra nuk ka ujë, a ka mungesë të ndonjë pompe apo mekanizmi tjetër, që duhet investuar.

Ai ka thënë se këto fshatra nuk kanë ujë për shkak të humbjeve të mëdha që ndodhin në rrjetin e ujësjellësit dhe keqpërdorimeve që bëhen nga qytetarët. Sipas tij, deri në 50 për qind e ujit humbet në këtë mënyrë. Ndërkaq, Rugova nuk ka bërë ndonjë premtim konkret se kur do të kenë ujë këto fshatra.

Ndryshe, Komuna e Istogut shtrihet në veriperëndim të Kosovës, ka 46 zona kadastrale, me një sipërfaqe, prej 453.84 km². Më 51 fshatra dhe qendër komunale dhe dy qendra ndërurbane: Gurrakocin dhe Banjën. Kjo komunë në verilindje kufizohet më Zubin Potokun, në Lindje më Skenderajn, në jug më Klinën, në Jugperëndim dhe Perëndim më Pejën dhe në veri me Serbinë.

Ndahet në dy njësi  gjeomorfologjike: Rrafshin e Podgurit dhe Malet e Moknës,të cilat shtrihen në 42% të sipërfaqes së gjithëmbarshme të komunës.

Related Posts

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
SHBA-të miratuan shitjen e sistemit të raketave THAAD Arabisë Saudite

SHBA-të miratuan shitjen e sistemit të raketave THAAD Arabisë Saudite

Lotaria irlandeze/Opinioni bëhet lëmsh pasi gogla 38 u del dhe 33: mashtrim apo na bënë sytë?

Lotaria irlandeze/Opinioni bëhet lëmsh pasi gogla 38 u del dhe 33: mashtrim apo na bënë sytë?

Historia e minoritares që u burgos dhe u torturua, dashuria me anëtarin e partisë dhe…

Historia e minoritares që u burgos dhe u torturua, dashuria me anëtarin e partisë dhe…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni