Lideri i opozitës nga Partia Demokratike, Lulzim Basha, do të merret në pyetje të enjten lidhur me skandalin e “Toyota Yaris”.
Burimet brenda mediave vendore flasin se për këtë hetim kanë mbërritur në vend katër prokurorë belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Aksioni për bllokimin e të hollave në vlerë prej 3.4 milionë eurosh u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Kryedemokrati Basha po merret në pyetje pasi ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e “Toyota Yaris”, ndërkohë, sipas PD-së, Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve, duke filluar me atë se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro, silat ishin informacionet ekzakte, si dhe kush ia dha z. Basha këtë informacion?
Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat me të cilat u transportuan paratë belge. /tesheshi.com/