Që nga e diela në mbrëmje e deri më sot janë shtruar dhjetra persona në Spitalin e Peshkopisë me simptoma helmimi, që dyshohet të kenë ardhur nga i njëjti shkak, pastiçeria e qytetit.
Mediat raportojnë se rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë.
Mjekët e këtij spitali dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qyteti, të cilat mund të kenë pasur salmonelë, një bakter i rrezikshëm për organizmin.
Ata u paraqiten me simptoma të njëjta, temperaturë të lartë dhe komplikacione të aparatit tretës, si diarre dhe të vjella.
Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë dhjetra denoncime nga qytetarët e helmuar dhe masa e parë që ka marrë ka qenë mbyllja e fabrikës së tortave./tesheshi.com/