Jozefina Topalli pretendon se mund të shkaktojë një tërmet në politikën shqiptare me lëvizjen e saj të saposhpallur.
Ditë pasi kumtoi kthimin e saj në politikë me të ashtuquajturën “Lëvizja për Ndryshim”, që për momentin ka vetëm portretin e saj e të askujt tjetër nga jeta politike apo intelektuale, ajo tha se ka nisur mbledhja e firmave në terren, pikërisht në funksion të tërmetit të pretenduar.
“Ka grupe që po punojnë për të mbledhur firmat, për të kryer procedurat për legalizimin e kësaj lëvizje. Në një terren ku 40 përqind e shqiptareve jetojmë me pak se 5 dollarë, ku qeveria është e zhytur ne skandale dhe opozita është e pabesueshme ka nevoje per një termet ne skenën politike shqiptare”, tha znj. Topalli në një prononcim për TCH.
Ajo e injoroi tërësisht Bashën, kur tha se “nuk është se e dëgjoj me personin për të cilin ju flisni”.
Nga ana tjetër, tha se po sulmohet nga një mendësi enveriste, duke nënkuptuar me këtë militancën e PD-së.
“Është e vërtete që ka një mendësi enveriste, që mendojnë n.q.s je me Lulin je me Meten, nqs s’je me Metën je me Ramën. Nese s’je me Ramën je me Lulin dhe anasjelltas”. /tesheshi.com/