Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka qenë e para forcë politike që ka dorëzuar listën e deputetëve në KQZ, sot, në ditën e fundit të afatit ligjor.
Vetë ajo si kryetare kandidon në katër qarqe: Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Lezhë.
Ditë më parë ajo prezantoi disa figura kandidatësh, jo aq të njohur në publik, por që duke iu veçuar CV-në, pretendoi formimin dhe integritetin e tyre.
Ndërsa nga politika bie në sy në listat e saj emri i Dashamir Tahirit, një çami të partisë së Idrizit. /tesheshi.com/