Janë zbuluar më në fund emrat e dy shqiptarëve të arrestuar një ditë më parë në Madrid, pas një operacioni gjigand anti-drogë, ku u sekuestruan 1 ton kokainë, dhe 1.5 milionë euro.
Sipas medias vendase, ata janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.
Organizata, në përbërje të së cilës kishte dhe spanjollë, gjithashtu të arrestuar, konsiderohej e udhëhequr nga shqiptarë. Ky fakt është theksuar dhe nga mediat spanjolle në lajmin e servirur.
Ajo hetohej prej muajsh edhe nga DEA, pasi kontrollonte linjën e trafikut Kolumbi – Europë. Mbetet të shihet nëse dy shqiptarët kanë pasuri, prezencë investimesh apo lidhje politike, në territorin shqiptar. /tesheshi.com/