BE ka pasuar thirrjet amerikane për lista deputetësh me njerëz pa njollë me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, është kolegu i saj europian Soreca që ka apeluar:
“Udhëheqësit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar që listat e kandidatëve të përbëhen nga njerëz me integritetin më të lartë.
Vendi meriton ligjvënës që do të mbështesin axhendën e reformave të BE për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Thelbësore është që qytetarët të vendosin në bazë të një oferte politike”, shkruan njeriu i BE-së në Tiranë.
Në disa reagime ndaj këtyre thirrjeve, kryeministri Rama ka thënë se gjithçka e zgjidh ligji, edhe ai i dekriminalizimit.
Më herët, ambasadorja Kim u tregua konkrete duke kundërshtuar kandidimin e sërishëm të Tom Doshit, jo më pjesë e PS-së por si kreu i PSD-së, ish-parti e Gjinushit. /tesheshi.com/