Kryeministri Rama ka shpërndarë pamje të fushave të Myzeqesë, të begatuara nga të mbjellat, me një autokombanjë që të kujton kredon e dikurshme praktiko-ideologjike në bujqësinë komuniste: “Korr, shi, magazino pa firo”.
Dhe në fakt nuk është propagandë; toka më të punuara nuk janë parë në 30 vjet si vitet e fundit, ku shumë fusha apo kodrina janë qilimuar këndshëm nga të mbjellat, por njëherësh, punët në bujqësi janë bërë dhe më të vështira, sidomos nga ikjet e shumta në fshat.
Jetojmë kohë ekstremesh, për mirë a për keq! /tesheshi.com/