Kisha Ortodokse Serbe, Ruse, Gjeorgjiane, Mali i Shenjtë dhe Patriarkana e Jeruzalemit, të cilat respektojnë kalendarin Julian, e pritën Vitin e Ri në mesnatë.
Sot, më 14 janar, domethënë më 1 janar sipas kalendarit Julian, këto kisha festojnë dy festat kryesore të krishtera – rrethprerjen(synetimin) e Jezu Krishtit dhe Shën Vasili i Madh.
Në mesnatë në kishat ortodokse u bënë lutje për një Vit të Ri të suksesshëm dhe të bekuar.
Tradita e festimit të Vitit të Ri Julian ekziston edhe në disa kantone gjermane në Zvicër (Alter Silvester), si dhe në disa pjesë të komunitetit gael në Skoci.
Kalendari Julian u prezantua nga perandori romak Julius Caesar në vitin 45 p.e.s dhe u përdor në të gjithë Evropën deri në shekullin e 16-të, kur filloi kalimi gradual i disa vendeve në kalendarin Gregorian.
Në Koncilin e Parë Ekumenik në Nikea në vitin 325, Kisha e Krishterë pranoi kalendarin Julian si zyrtar.
Krijuesi i kalendarit është astronomi grek Sosigenes, me iniciativën e Jul Cezarit, sipas të cilit kalendari ka marrë emrin. /tesheshi.com/