Fredi Beleri do vijojë të qëndrojë në burg, duke mos dalë dot prej atyre dhe pas një séance të radhës. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun jo në detyrë të Himarës Fredi Beleri, pas një kërkese të avokatit për gjykimin e tij në liri.
Me argumentin se “nuk plotësohen kushtet”, GJKKO nuk zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg”.
Ndaj, avokatët shpërtheu: “Edhe pse është një gjykatë e fortë, nuk është e fortë përpara pushtetarëve”.
Në fillim të muajit, SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Në njoftim, SPAK argumentoi se nga provat e administruara gjatë hetimit, rezulton se është e provuar që Alfred Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do gjente dhe që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Për shërbimin që do të kryente Arsen Rama, do të shpërblehej në shumën 300 euro. /tesheshi.com/