Një tjetër udhëtim në këmbë drejt Tiranës ka nisur në shenjë proteste. Janë punonjës së Rafinerisë së Ballshit ata që kanë ndërmarrë aksionin protestues të banorëve të Zharrësit një vit më parë, me kërkesën bazë të marrjes së pagave të prapambetura.
Pasi protestuan për ditë me radhë në qytetin e tyre, ata u zhvendosën në Fier, e tani po udhëtojnë drejt Tiranës.
Dy vjet më parë, qeveria shpalli nisjen e punës në Ballsh, e njëherësh mbylljen e problemeve financiare për këtë ndërmarrje; por me ç’duket hallet e atyshme kanë kthyer sërish. /tesheshi.com/