Një tërmet i fuqisë 5,9 ballë, sipas shkallës Rihter, është regjistruar në perëndim të bregut të Meksikës, njoftoi Qendra e Paqësorit për paralajmërime të cunamit në Hawai.
Epiqendra e tërmetit ishte 99 kilometra në jug dhe jugperëndim të qytetit Tonale, në shtetin federal meksikan Chiapas.
Nuk është bërë e ditur për viktima eventuale dhe dëme materiale.
Tërmeti i sotëm vjen pak ditë pasi që Meksika u godit nga një tërmet i fuqishëm që la mbi 200 viktima. /tesheshi.com/