Irani kërkon që Arabia Saudite të mos dislokojë trupa në kufirin me Sirinë.
Ministri i Punëve të Jashtme I Teheranit, Mohammad Zarif, tha se ky veprim ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare; duke kërkuar njëherësh që Riadi të pezullonte sulmet ajrore në Jemen.
“Ata që ndërmarrin operacione në Siri pa autorizimin e qeverisë siriane shkelin të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Zarif, vendi së cilit është mbështetës i regjimit të Esedit, dhe sigurisht, aleat i Rusisë.
Raportet mes dy vendeve u acaruan javë më parë pas vrasjes së një kleriku shiit nga autoritetet saudite, ndërkohë që në Teheran u sulmua përfaqsia diplomatike e Riadit. Kjo çoi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve nga ana e Arabisë Saudite. /tesheshi.com/