Guta Lindore në Siri kaloi sërish një natë të tmerrshme bombardimesh nga ana e forcave qeveritare, ku si pasojë mbetën të vdekur 14 civilë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se bomba fuçi u hodhën mbi lagjet e populluara pa dallim.
Ndërkohë, asnjë përpjekje ndërkombëtare nuk po mundet t’i ndalë sulmet e forcave të Asadit dhe atyre ruse, karshi një province që pretendohet se mbahet nga kryengritës opozitarë. Por në terren të dhënat janë se viktimat janë civilë. Madje as një armëpushim humanitar i vendosur në Këshillin e Sigurimit, nuk mundi t’i ndalë sulmet prej së cilave vdiqën me dhjetra njerëz nga popullsia e pafajshme.
Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar Gutën Lindore si “ferri mbi tokë”. /tesheshi.com/