Vjen tjetër mesazh nga Bruskeli në adresë të politikës së Tiranës, më saktë opozitës.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç bëri thirrje që debati politik të zhvillohet në parlament, duke lënë të nënkuptuar se Brukseli kërkon dhe njëherë mbylljen e çadrës.
“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Ne besojmë se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Për ne e rëndësishme është që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhje”, tha Koçijançiç. Bën përshtypje në deklarimin e saj edhe fraza ku thuhet se zhvillimet politike në Shqipëri po ndiqen me vëmendje.
Kjo është e disata herë që Brukseli lëshon thirrje për t’iu adresuar parlamentit si zgjidhës çështjesh e ngërçesh politike. /tesheshi.com/