Opozita ka marrë një tjetër mesazh “të urryer” prej saj nga Uashingtoni. SHBA kanë vlerësuar reformat e qeverisë, duke i mëshuar madje në vlerësim asaj që më së shumti opozita e godet, Reformës në Drejtësi.
Ka qenë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila në një event të mbajtur në Tiranë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka përcjellë mesazhe të qarta politike, duke dhënë të nënkuptuar se politika amerikane i sheh protestat e opozitës, a më saktë aktet e saj ekstreme, si një reagim kundër ecurisë së Reformës në Drejtësi.
Duke pohuar se kjo është një reform e cila nuk mund të konsiderohet e dështuar, siç cilësohet pra nga opozita, Moses-Ones tha:
“Reforma politike kanë ecur në drejtimin e duhur, por ka ende punë për të bërë për të garantuar sundimin e ligjit dhe drejtësi të barbartë për të gjithë”.
“Ne mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj, ndërsa Reforma në Drejtësi do të sjellë një sistem të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë”. /tesheshi.com/