Policia shqiptare ka arritur “fusë në dorë” një tjetër anëtar të bandës famëkeqe të Bajrave në Shkodër, e cila pra përbëhet nga anëtarë të një familjeje e fisi. Fjala është për Behar Bajrjan, i cili është ekstraduar falë bashkëpunimit me Interpolin.
Siç bëhet me dije, Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Vitet e fundit, Bajrat e Shkodrës kanë terrorizuar qytetin verior duke u përfshirë në një sërë vrasjesh e gjobëveniesh. /tesheshi.com/