Një tjetër emigrant shqiptar është vrarë në Greqi, e kjo nën një atmosferë acarimesh nacionaliste, lindur që në rastin e Kacifasit në Bularat.
18-vjeçari Marios Isa nga Leskoviku, i cili jetonte prej vitesh bashkë me familjen në Kavalla, u gjend i vrarë në orët e mbrëmjes, për arsye ende të panjohura.
Ditë më parë, në Korfuz u vra Petrit Zifle, 65-vjeç, qëlluar nga një eksponent i Agimit të Artë në zonë, ku si shkak ishte debate mes tyre për ngjarjet e fundit.
Ndërkohë, një ditë më parë, në fshatin Krane të Bashkisë Finiq, persona të paidentifikuar dëmtuan bustin e një heroi minoritar, Thimio Loli, i cili u shfaq nën një dritë tjetër nga një dokumentar në TCH, si vrasës shqiptarësh. /tesheshi.com/