Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u tregua edhe më e hidhur në mesazhin e saj të qartë që Basha duhej ta kishte shfrytëzuar Kuvendin për të bërë ndarjen me Berishën.
Në fakt ndodhi e kundërta dhe, gruaja që përfaqëson SHBA në Shqipëri përcolli këtë mesazh:
“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”. /tesheshi.com/