Ministri i Integrimit Evropian në qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, është përpjekur të qetësojë oponionin vendas që pret me padurim liberalizimin e vizave nga Brukseli, se ajo çfarë ndodhi me Demarkacionin, i cili u shty për votim, nuk do ndikojë tek ajo që tashmë sipas tij marrë fund: dhënia e e “vizave” për kosovarët.
Për ministrin Çollaku, shtyrja e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nuk do të ketë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave.
Ai tha për Zëri-n se kjo vërtet varet tërësisht nga institucionet e Bashkimit Evropian, por që sipas tij BE-ja duhet ta kuptojë situatën në Kosovë.
“Varet në masë të madhe se si BE-ja e vlerëson situatën. Tani jemi në momente të reflektimit dhe nuk duhet të spekulojmë se si do të rrjedhin gjërat, por unë shpresoj që të mos kemi shtyrje e bllokada, sepse do të ishin të panevojshme dhe nuk do të ishin në dobi të askujt. Besoj se institucionet e BE-së duhet të kenë një qasje të mirëkuptimit dhe të përshtatjes me situatën aktuale dhe në këtë drejtim të mos kenë vetëm qasjen e presionit, sepse nëse kësaj situate i duhet diçka, ajo është ulja e tensionit”, sqaroi ministri Çollaku.
Ratifikimi i Demarkacionit konsiderohet si kusht i BE-së për liberalizimin e vizave, por zëra edhe qeveritarë në Kosovë, thonë se kjo “vizat” do të jepen, gjithsesi, pavarësisht rrjedhës politike të çështjes së vijës kufitare me Malin e Zi, që tashmë përbën dhe një ngërç të rradhës në politikën kosovare. /tesheshi.com/