Një tjetër krim ka ndodhur në Tiranë gjatë mesditës së sotme, ku një 34-vjeçar është qëlluar me thikë në zonën e njohur si “Don Bosko”.
Nga të dhënat e para dyshohet se 34-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Po ashtu, nga informacionet paraprake mësohet se autori i plagosjes është 29-vjeçari B. K, i cili është arrestuar.
Burime policore bënë të ditur se sherri mes autorit dhe të plagosurit ka nisur për motive banale. /tesheshi.com/