Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Krimi ka ndodhur në zonën e njohur si frutikulturë, në Kamëz, ku Halil Lita ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, Dije Lita dhe më pas ka qëlluar veten.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por forca të shumta policie kanë shkuar në banesën ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /tesheshi.com/