Një vrasje me elementë tipikë mafiozë ndodhi mbrëmjen e vonës të së martës në Tiranë, ku u ekzekutua një ish-efektiv policor, që siç thuhet, rezulton të jetë mik me Ervis Martinajn, të shumënjohurin si kontigjent krimminal të Tiranës.
Fjala është për Santiago Malko, 26 vjeç, i përjashtuar pak vite më parë nga radhët e Policisë së Shtetit, ku ushtronte detyrën e efektivit të patrullës. Ai u qëllua nga një makinë në ecje duke mbetur i vdekur në vend.
26-vjeçari ka qenë prezent dhe në ngjarjen e një viti më parë në Bllok, ku nga një konflikt me armë në një lokal, aty ku protagonist ishte dhe vetë Ervis Martinaj, i cili mbeti plagosur, u vra Fabian Gaxha.
Policia nuk ka asnjë të dhënë për autorët e ngjarjes së mbrëmshme, ndërsa gjeti një automjet të djegur jashtë Tirane, që mendohet të ketë qenë e tyre në realizimin e vrasjes. /tesheshi.com/