Yjet australianë të Youtube-it kanë bërë emër duke thyer dhe rithyer rekordin për lartësinë më të madhe nga e cila është gjuajtur një top basketbolli ndonjëherë.
Kur arritën një lartësi të pashembullt prej 180.9 m në shtator të vitit 2016, dukej pothuajse e pamundur që ata të mund të shënonin prej një distance më të madhe.
Megjithatë, në Afrikën jugore, më 13 janar 2018, Derek Herron arriti të fuste topin nga 201.4 metra, që ishte hera e parë që dikush e kaloi 200-metërshin në këtë sfidë.
“Nuk mund të ndaloja së bërtituri nga gëzimi! Ishte ndjenjë aq e mirë”, tha Derek, pasi e bëri të shtënën e suksesshme. /tesheshi.com/