Blerta Josifi, një prej dy vajzave e mbetur gjallë nga një vdekjeje me vetëflijim në emër të ringjalljes, sipas doktrinës “Jehova”, mësohet të jetë shprehur në fjalët e para pasi ka ardhur në vetë, pikërisht për këtë gjë.
“Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”, u ka thënë ajo hetuesve, cituar nga Shqiptarja.com.
Një natë më parë, policia gjeti në një banesë në Kombinat nënë e bijë të vdekur, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa vajza tjetër, Blerta, ishte në zgrip dhe u çua urgjent në spital.
Ajo që u mësua ishte një thriller fetar. Anisa kishte dy javë e vdekur, me vetëflijim, me gjasë na uria, pasi të njëjtën gjë kishin vendosur të bëjnë dhe e ëma e motra tjetër. /tesheshi.com/