A e dini se deri ku ka shkuar imagjinata e çmendur e Thomas Edison? Edisoni është i njohur për shpikjet e tij, në qofshin vërtetë të tilla, mirëpo jo të gjitha kanë pasur sukses.
Një prej dështimeve të tij qe edhe “telefoni i shprtrave”. Shpikësi krioi një mjet i cili do të ishte një telefon për të komunikuar më të vdekurit.
Ai dëshironte të realizonte një makineri që falë eksperiementeve të funksiononte me metoda shkencore dhe jo falë magjive apo formave të ndryshme mistike.
Në vitin 1920 ai rrëfeu për American Magazine se ishte duke punuar për ndërtimin e një aparature që do të mundësonte komunikimin me botën e përtejme. Ky lajm tronditi tej mase opinionin publik. /tesheshi.com/