Ngjan si një koinçidencë por siduket nuk është e tillë. Pak pas shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA, vjen lajmi i hetimit të vrasjes së Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit 2011.
Eshtë një prej atyre ngjarjeve të rënda të post-komunizmit, me katër të vrarë nga shteti, krimi që i atribuohet ish-kryeministrit demokrat.
Pos kësaj, Berisha akuzohet si fshehës provash apo devijues i tyre, njëherësh duke penguar hetimin e zinxhit komandues të Gardës.
Po ashtu, devijimi ka përfshirë dhe provat e ardhura nga FBI. /tesheshi.com/