Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për shkak të deklaratave të lëshuara ditën e djeshme gjatë seancës plenare.
Dje Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Duke marrë shkas nga debati për arrestimin e Emiljano Shullazit, ish kryedemokrati tha se nëse qeveria kërcënon me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’i kundërshtojnë me armë e të mos gjejnë vrimë ku të futen.
Pas kësaj deklarate, reaguan deputetët socialistë që dorëzuan në Byro kërkesën për përjashtimin e Berishës me 10 ditë, ndërsa ministri Tahiri kërkoi edhe nga Prokuroria nisjen e hetimeve për shkeljen e Kodit Penal. /tesheshi.com/