Hillary Clinton ka bërë thirrje për të ndaluar sa më parë përhapjen dhe shpërndarjen e lajmeve të pavërteta. Ajo i ka bërë thirrje sektorit publik dhe privat për të ndalur propagandën dhe historitë keqdashëse që u përhapën vitin e kaluar.
“Tashmë është e qartë pse lajmet e pavërteta mund të kenë pasoja të rënda në botën. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo militantizmin. Jeta e njerëzve është në rrezik. Është me rëndësi që udhëheqësit nga sektori privat dhe ai publik të rrisin masat për të mbrojtur demokracinë tonë dhe jetën e njerëzve të pafajshëm”, është shprehur Clinton.
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit nuk i ka fajësuar lajmet e pavërteta për humbjen e saj në zgjedhje, ndonëse analistët thonë se lajme të tilla që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm./tesheshi.com/