Përfundimisht, Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Testi, i katërti i tij, u krye të hënën pasi njeriu i parë i Brazilit raportoi simptoma, përfshirë ethe.
Bolsonaro vazhdimisht ka ulur rreziqet e virusit në disa raste, duke e quajtur atë një grip pak më të fortë që nuk do të ndikojë seriozisht në shëndet, shkruan BBC.
Ai gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve rajonalë të qetësojnë masat për t’u mbrojtur kundër COVID-19, për të cilin ai thotë se dëmtojnë vetëm ekonominë, dhe të hënën hoqi detyrimin për të veshur një maskë mbrojtëse.
Në prill, ai tha se nuk do të shqetësohej shumë edhe nëse infektohej sepse, sipas tij, ai nuk do të ndjejë asgjë më shumë se simptomat e zakonshme të një ftohjeje ose gripi.
Kur e bëri këtë vërejtje, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Brazil ishte ende nën 3000, dhe numri i infeksioneve ishte rreth 40,000. Sidoqoftë, që nga atëherë numrat janë në rritje. Të hënën, numri i vdekjeve ishte mbi 65,000 dhe numri i infeksioneve ishte mbi 1.6 milion.
Kjo është “thika e dytë” në trupin e njeriut që konsiderohet ndryshe si “Trump-i” latin. Në fushatën e dy viteve më parë, atij i ngulën një thikë në mes të turmës, por që ia hodhi paq.
Tashmë pritet se si do e kalojë të dytën “thikë”, atë në trajtë virusi. /tesheshi.com/